Trafikuan 23-vjeçaren për prostitucion në Itali, arrestohet një 46-vjeçar

0
198

Më datë 04.2017 specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të paligjshëm pranë Sektorit për Krimin e Organizuar pranë D.V.P. Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit :

– Bardhok Prenga, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim policor shtetasit :

– M.Gj., 46 vjeç, banues në Tiranë.

– M.B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi shtetasia e huaj 23 vjeçe ka bërë kallëzim në ambientet e D.V.P. Tiranë ndaj shtetasve Bardhok Prenga, 46 vjeç,  M.B., 31 vjeç  dhe M.Gj, 46 vjeç të cilët e kanë trafikuar nga Italia në Shqipëri me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.

Materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për  veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here