Akuza të forta nga Vasili: Janë shpenzuar 102 milionë Euro për të dëmshpërblyer punonjësit e shkarkuar nga Rilindja…

0
97

Në një konferencë për shtyp, ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, akuzon se qeveria ka krijuar një administratë politike, me njerëz të paaftë dhe të korruptuar.

AI theksoi se nga arkat e shtetit janë shpenzuar 102 milionë Euro për të dëmshpërblyer punonjësit e shkarkuar nga Rilindja. Sipas tij këto të dhëna tronditëse dalin nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

“Të dhënat e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil japin disa të dhëna tronditës. Vetëm për largime të padrejta nga puna, shtetit shqiptar duhet të paguajë vetëm në 5 vite 102 milionë Euro. Këto para janë sa për 3 spitale të reja, apo investime të tjera, ikin dhe shkojnë për kapriçot e shteti dhe për të drejtuar një administratë të paaftë Vetëm në 2018, janë shpenzuar 13. 8 mln dollarë, për heqjet dhe vëniet e rilindjes”, tha Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here