5 gabimet e zakonshme gjatë dushit që dëmtojnë seriozisht lëkurën

0
195

Në qoftë se do t’ju thonim se shumë prej jush bëjnë pafund gabime gjatë dushit me siguri do t’ju dukej absurde pasi të bërët dush është diçka mëse e zakonshme, thjesht lahesh dhe kaq.

Por, ja që s’ndodh kështu..shpeshherë gjatë larjes bëhen gabime që dëmtojnë lëkurën dhe mirëqenien e përgjithshme. Ja cilët janë 5 gabimet e zakonshme që duhet t’i evitoni pasi të keni lexuar këtë artikull:

1.Laheni me ujë shumë të nxehtë: Uji i nxehtë mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë gjatë dimrit, por kujdes me temperaturën e tij pasi në të kundër lëkura do të vuajë pasojat e gjithë kësaj. Uji shumë i nxehtë dehidraton lëkurën dhe e than atë.

2.Laheni për një kohë të gjatë: Merrni gjithë kohën që ju nevojitet, por mos e ekzagjeroni pasi në të kundërt rrezikoni që përveç dehidratimit siç u përmend më lart, të keni irritim të lëkurës si skuqje dhe akne. Dushi duhet të zgjasë plot 10 minuta.

3.Përdorni shumë shkumë: Është mëse normale që në produktet e mirëmbajtjes së higjienës personale të keni shampoo trupi, locione larëse apo xhel, por jo të gjithë prej tyre janë të nevojshëm. Merrni më mirë një sapun që i përshtatet pH-it të lëkurës dhe nuk krijon irritime të mëtejshme.

4.Përdorni të njëjtin sfungjer prej shumë kohësh: Një prej produkteve më të rrezikshme dhe që akumulon më shumë baktere ëshët sfungjeri i trupit. Duke qenë se sfungjeri është tërë kohës i lagur ai krijon habitatin ideal për rritjen dhe shumimin e baktereve. Ndërroni sa më shpesh sfungjerin e trupit ose lëreni të thahet në diell.

5.Përdorni peshqirë të vjetër: Një ndër të këqijat më të mëdha që i bëni lëkurës së trupit është fshirja me peshqirë të ashpër apo ushtrimi i forcës gjatë fshirjes. Kështu rrezikoni që të keni acarim të lëkurës sidomos kur keni ndonjë plagë të hapur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here