Nevina Shtylla: Njërzit kur largohen nga ekrani ose krijojnë një brand ose bejnë femijë…

0
102

Nevina Shtylla, ish-prezantuesja e “E diell” i është përgjgjur disa pyetjeve per planet, jetën private dhe karrierën. profesionale.

E pyetur se pse i është larguar ekranit dhe çfarë planesh ka me të ardhmen, Nevina i është përgjigjur:

Jam duke u marrë me dy-tri angazhime të mijat, kam pasur në plan që të krijoj edhe diçka timen, një ‘brand’ timin. Kam përshtypjen se është bërë pak kshu si klishe, që kur tërhiqesh nga emisioni ose bën një fëmijë ose një ‘brand’. Unë jam në një moshë për të bërë një ‘brand’. Jam duke u munduar që ta sjell shumë shpejt, jam duke u munduar që të sjell diçka të re, ndryshe, është një produkt që vjen për herë të parë si i konceptuar në Shqipëri, sepse prodhimin do ta ketë në Itali.

Ish-prezantuesja e “E diell”, Nevina Shtylla, u largua në mënyrë të mistershme nga ekrani. Sipas burimeve pranë saj, “zhdukja” në mënyrë të papritur nga “E diell” është një largim me stil që i është bërë nga drejtuesit.Fillimisht u njoftua se Nevina tha se ishte prekur me Covid-19, por s’vonoi shumë dhe zbuloi një tjetër arsye për shkëputjen nga televizioni. Moderatorja, pas një kohe të gjatë në televizion, do të shkëputet për një periudhë të pacaktuar, thanë për gazetën “Panorama Plus” burime pranë saj dhe ja ku rezultoi e vërtetë.

Gjithashtu, Nevina Shtylla zbulon se formati ‘Kino Star’ nuk ka mbaruar ende, sepse do të sjellë një serial tjetër.

Këto kohë, Nevina Shtylla është përfolur gjatë për jetën e saj private edhe pse ajo është munduar që ta mbajë shumë larg vëmendjes së mediave. Moderatorja e njohur raportohet se ka qenë në një lidhje disavjeçare me një jurist. Megjithatë, marrëdhënia e tyre mori fund, gjë që vetë Nevina Shtylla e konfirmoi disa muaj më parë kur u shpreh se “karantina nuk e gjeti çift”.

E pyetur për romancës me juristin, u shpreh se preferon që ta mbajë shumë private dhe personale.

“Është një pjesë e jetës sime që preferoj ta mbaj personale dhe private. Jam treguar e hapur, kam shprehur që kam qenë në një marrëdhënie dhe isha komode. Për sa kohë që jam tërhequr në atë që kam thënë në ekran, normal që jam penduar. Tashmë nuk kam ndërmend të them asgjë. Nuk prish punë sinqeriteti im. Problemi është tek abuzimi që bëhet më pas, edhe kur jap material, edhe kur ofroj diçka përveç anës profesionale, që e kam detyrim t’i qëndroj strikt dhe të tregoj më tepër, ana private është diçka që e kam në dorë unë. Në momentin që tregoj diçka, nuk ka nevojë të abuzohet më shumë. Kur abuzohet, e mbyllim edhe rrimë!”- tha moderatorja e ftuar në “Wake Up”.

Thënë këtë, Nevina duket sikur ka vendosur të riformatoj jetën në të gjitha drejtimet
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here