Përplasja me armë në Sarandë, policia jep detaje

0
290

Policia e sarandes ka dhene detaje lidhur me te shtenat me arrme zjarri qe jane shenuar te shëtitorja në Sarandë.

Njoftimi i policise

Sarandë

Më datë 29.08.2017 rreth orës 03:00, Salla Operative e Sarandës njoftohet nga një telefonate se në lagjen “Nr.1”, tek shëtitorja në Sarandë ka të shtëna me armë zjarri.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje ku ka konstatuar shtetasit Antonio Shyti, BesimXhafa, të dëmtuar në këmbë prej përdorimit të armëve të zjarrit të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Tiranës si edhe shtetasin Fisnik Musaj, i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës.

Nga hetimi paraprak ka rezultuar se shtetasit Antonio Shyti, Besim Xhafa, Renald Canaj, dhe A.Q., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit Fisnik Musaj dhe D.M., ku gjatë konfliktit kanë përdorur armë zjarri ndaj njëri-tjetrit për motive të dobëta.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka shoqëruar në komisariat 8 (tetë) shtetas për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar nga vendin e ngjarjes dy automjete.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve A.Q., dhe Renald Canaj, Policia ka konstatuar disa fishkekë armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike Cannabis Sattiva, dhe disa telefona të markave të ndryshme.

Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje shtetasit A.Q., Renald Canaj, dhe D.M., ishin larguar nga vendi i ngjarjes, por nga reagimi në kohë i policisë në bashkëpunim me shërbimet e policisë së DVP Fier, është bërë e mundur, kapja dhe ndalimi i shtetasit Renald Canaj.

Gjithashtu Policia ka bërë shpalljen në kërkim policor të shtetasve A.Q., dhe D.M..

Po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

 

Përplasja me armë në lokalin e natës në Sarandë, një javë pas plagosjes së bashkëpronarit

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë e tre personave në një lokal nate në Bulevardin e qytetit të Sarandës.

Policia Sarande

Paraprakisht dyshohet se ka pasur nje sherr dhe nje perplasje ne nje nga lokalet e nates ne Bulevard, mes dy grupeve rivale, e cila me pas ka precipituar ne perdorimin e armeve te zjarrit.

I plagosur ka mbetur edhe bashkëpronari i lokalit Fisnik Musa, 35 vjeç. Korespondentja e “Panorama” ne Sarande raporton se nje nga të plagosurit në Tiranë ka marrë plagë në kokë, ndërsa tjetri në trup.

Sakaq, bashkëpronari i lokalit, Musa, i cili ndodhet aktualisht i shtruar në Sarandë, është plagosur në këmbë.

Dyshimet paraprake, ende te pakonfirmuara zyrtarisht, janese ngjarja që ndodhi rreth orës 03:00 të mengjesit, te ketë lidhje me atë që ka ndodhur një javë me parë, kur tek i njejti lokal nate është plagosur bashkëpronari i Musës, shtetasi Diomet Musa, 30 vjeç.

Njoftimi i Policise per ngjarjen e ndodhur ne 22.8.2017

Më datë 22.08.2017, rreth orës 03:30, në Sarandë, persona të pa njohur, kanë goditur me sende të forta, shtetasin D.M vjeç 30, banues në Sarandë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 89 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here