Qytetarët rrethojnë televizionin pro qeveritar ku do jepte intervistë kryeministri…

0
92

Opozita serbe ka rrethuar çdo hyrje të Radio Televizionit të Serbisë. Intervista e paralajmëruar e Presidentit Aleksandar Vuçiç, ka zgjuar reagime të ashpra.

Tri studente kishin pyetje për të që besonin se nuk do t’ia shtronte gazetarja. Një publikim në internet u mbështet dhe aty dolën qindra njerëz. Mbështetja e parë erdhi nga grupi nacionalist “Dveri”, lideri i së cilës udhëhoqi protestat. “Vuçiç është një frikacak politik që ka frikë prej tri studenteve dhe shmang kundërshtarin e tij politikë prej vitesh për përballje”,- tha ai.

Në pjesën e hyrjes kryesore ishin mbledhur dy grupe, njëra që shante opozitën e tjetra Presidentin. Kjo përballje zgjati rreth një orë. Tensionet u ngritën pasi dhe zyrtarët shtetërorë deklaruan gjatë ditës se po përgatitej sulm kundër Presidentit.

Ora po afrohej 21:00 kur niste emisioni “Upitnik” ose pikëpyetja. Të gjitha hyrjet të bllokuara me qytetarë. Enigma nga do të futej Presidenti ngeli e tillë. Pak më vonë emisioni kishte filluar dhe Vuçiç theksoi se kishte arritur aty në këmbë.

Protestuesit e quajtën frikacak dhe thanë se nuk është e qartë se ku është intervista dhe si është futur në godinë. Por, një porosi ia çuan se një gjë është e sigurt.

“Vuçiç duhet ta dijë se nuk ia kemi frikën dhe fundi i tij politik do të vijë pavarësisht se ai fshihet nëpër vrimat e miut për t’u futur në televizion”,- tha një prej protestuesve.

Protestat kundër Vuçiç kanë filluar një vit më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here