Vasili: Turizëm dhe mjedis bashkë, injoranca bën festë

0
164

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas krijimit të qeverisë së re, dhe konkretisht për shkrirjen e ministrisë së Turizmit me atë të Mjedisit.

Këto 2 nga ministri, me në krye Blendi Klosin, me krijimin e qeverisë së re, do jenë bashkë. Mirëpo, Vasili e quan injorancë të padëgjuar shtetërore.

Statusi i plotë:

Turizëm dhe mjedis bashkë, injoranca bën festë.

Kryeministri shkollëpak çuditi dynjanë dje me injorancën e padëgjuar shtetërore të tij. Turizmin dhe mjedisin, oponentët e papajtueshëm të njëri-tjetrit, injoranca e frikshme e kryeministrit i vuri bashkë.

Turizmin, nga mundësi madhore zhvillimi e ktheu në hiç. Turizmi i drogës ka rëndësi për të dhe ai ka shënuar vërtetë suksese.

Do të kemi qeverinë më të kriminalizuar, por edhe kryeinjoranten e Europës. Shkollëpaktit aferim…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here