Berisha: Me Ruçin kryetar parlamenti, Rama mbron trashëgiminë e tij mizore familjare

0
161
Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar si një legalizim të krimeve të diktaturës, emërimin e Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi.

Me anë të një postimi në Facebook, ish-kreu i qeverisë, thekson se me këtë akt, Rama po mbron trashëgiminë e tij mizore familjare, ndërsa ju ka shpallur luftë mijëra familjeve shqiptare.

Ja postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha:

Me emërimin e Ruçit në krye te parlamentit, neo-bllokmeni Edi Rama mbron trashëgiminë e tij mizore familjare!

Të dashur miq, timonieri zgjodhi sot si zëvendës timonier, ish ministrin e sigurimit të shtetit të diktaturës hoxhiste, Gramoz Ruçin. Duke emëruar Gramoz Ruçin në krye të legjislativit shqiptar, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama fyen e poshtëron qindra mijëra viktima që përjetuan kalvarin e persekutimit, dhunës, torturave mizore, burgosjes, internimit, ekzekutimit, zhdukjes gjatë diktaturës të etërve mizor të tij.

Me këtë akt, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama legalizon rikthimin e plotë të xhelatëve të sistemit diktatorial dhe dëshmon se ai është krenar me të shkuarën e etërve të tij. Duke emëruar në krye të parlamentit të vendit Gramoz Ruçin, ish ministrin e policisë sekrete të diktaturës hoxhiste, në një rast unik pas rënies së perdes së hekurt në Europën ish-komuniste, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama u thotë qindra mijëra viktimave të sigurimit terrorist të shtetit se ju keni merituar plotësisht barbaritë, masakrat, torturat, persekutimin, genocidin që ky institucion kriminal i diktaturës hoxhiste ushtroi për 46 vjet me radhë ndaj tyre.

Duke vendosur në krye të parlamentit Ish ministrin e sigurimit të shtetit, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama i ka mbrojtur trashëgiminë e tij të zezë familjare. Ai i thotë familjes së të ndjerit Havzi Nela, se i ati i tij Kristaqi ka vepruar drejtë që ka firmosur varjen publike të Havziut dhe ekzekutimin e shumë të tjerëve.

Me këtë akt të pashembullt, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama iu shpall publikisht luftë qindra mijëra viktimave të diktaturës hoxhiste dhe mbarë shqiptarëve, që me revolucionin e tyre demokratik paqësor të viteve 90, përmbysën në Shqipëri diktaturën e etërve të tij barbarë.

Ju bëj thirrje shqiptarëve të bëhen gati për ti dhënë sa më parë përgjigjen e merituar Edvin Kristaq Ramës për këtë akt poshtërues ndaj tyre!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here