Ish- deputetja socialiste kundër Nikollës: Marionetat politike në krye të arsimit vazhdojnë të përfitojnë

0
190

Ish- deputetja e Partisë Socialiste që iu bashkua LIBRA-s, Mimoza Hafizi ka reaguar pas publikimit të emrave të kabinetit qeveritar ‘Rama 2’. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Mimoza Hafizi shpreh pakënaqësi për rizgjedhjen e Lindita Nikollë si ministre e Arsimit duke e quajtur atë si marionetë politike. Hafizi shprehet se marionetat politike në krye të arsimit do kalojnë lehtësisht çdo akt e ligj në favorin e tyre, ndërsa ky është një lajmi i hidhur për studentët, nxënësit e mësuesit.

 

 

Statusi i Mimoza Hafizit: 
Aspak surprizë për askënd vazhdimësia në arsim e Qeverisë!
E hidhur për studentët, për nxënësit e mësuesit, por jo për klientët privatë të Rilindjes. Ata le të vazhdojnë të përfitojnë, të tallen, të kënaqen, pasi marionetat politike në krye të arsimit do kalojnë lehtësisht çdo akt e ligj në favorin e tyre. Duke cënuar pa dhimbje hapësirën e vuajtur të arsimit publik.
Ende shpresoj e besoj të ketë rezistencë, LIBRA do të jetë zëri i vlerave në politikë, në mbrojtje të demokracisë dhe interesit publik. Gjithsesi, më mirë
Sokrat i vuajtur sesa derr i kënaqur!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here