E rëndë në Itali, shqiptari gjendet i vrarë në ballkonin e shtëpisë

0
170

Një shqiptar është gjetur i vdekur në ballkonin e shtëpisë së tij në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Borgosatollo në zonën e Breshias, teksa shqiptari me nënshtetësi italiane është gjendur i vdekur nga të afërmit dhe miqtë që e kërkonin, pasi nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen e tij dhe ishin shqetësuar.

 

 

Sipas ekspertizës, shqiptari rreth 40 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka mbetur i vdekur nga një plagë me armë zjarri tip pistoletë në kokë, njoftojnë mediat vendase.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se shqiptari ka vrarë veten me një plumb në kokë për shkak të depresionit lidhur me çështjet sentimentale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here