“Delenxhinjë dhe timonierë allçakë”, Paloka ironi me Ramën: Foli lideri botëror

0
149

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar lidhur me qëndrimin që mbajti dje kryeministri Edi Rama ndaj ambasadorëve.

 

 

Me anë të një mesahzi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Paloka nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të kreut të qeverisë, të cilin e ka cilësuar lider botëror. Paloka theksoi mes të tjerash se ishte pikërisht liderit-Rama- ai që foli, duke u mbyllur sipas tij gojën.

Rama dje gjatë një takimi me ambasadorët e BE dhe të vendeve të NATO-s, pohoi se disa prej tyre sillen si delenxhinj, ndërsa shoferët si timonierë allçakë.

MESAZHI I PALOKËS
Kush ishin ata te pafytyre qe mendonin se fajin per mungesen e investimeve te huaja ne Shqiperi e kishin krimi e korrupsioni?! Kush ishin ata te pashkolluar qe thonin se kanabisi perveç te tjerave, do shkatrronte dhe ekonomine ? Kush injorant fajsonte taksat e larta ? E mbi gjithshka, kush ishin ata qe guxonin te benin fajtor liderin suprem ?!!!
Lideri vete ju a perplasi ne fytyre te gjitheve; faji eshte i ambasadoreve… Keta te paafte (qe nuk dihet cili armik ia ofroi Rames qe ti emeronte ambasadore) nuk arriten te shfrytezonin as levizjet brilante diplomatike te liderit suprem i cili arriti te krijoje trekendeshin e fuqishem Shqiperi-France-Gjermani nepermjet atleteve adidas qe i dhuroi kryeministrit francez. Tani te gjithe ju te tjeret duhet te heshtni, te mbyllni gojen. Lideri boteror foli vete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here