Sulmi me tritol ndaj gazetarit, Vokshi: Rama përgjegjës, liria e medias e kërcënuar

0
139

Partia Demokratike, përmes ish-deputetes, Albana Vokshi, dënon sulmin me tritol ndaj gazetarit Elidon Ndreka. Vokshi shkruan në rrjetet sociale se dhuna ndaj medias frymëzohet nga Edi Rama.

“Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë pas sulmit me tritol kundër gazetarit të News 24 në Lezhë, Elidon Ndreka.

Atentati me tritol ndaj banesës së gazetarit është sulmi i radhës ndaj lirisë së medias. Si i tillë, ky është një akt i dënueshëm. PD kërkon zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje të rëndë.

Për frymën dhunuese ndaj gazetarëve, PD bën përgjegjës Edi Ramën, i cili me sulmet e përditshme ndaj mediave dhe gazetarëve kritikë frymëzon krimin dhe zyrtarët e korruptuar të ngrenë dorën kundër gazetarëve”, thekson Vokshi

Sipas saj, nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria ra 9 vende në Indeksin e Lirisë së Shqypit, duke u klasifikuar si vend problematik për lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve.

“Pa gazetarë të lirë, nuk ka demokraci! Kush prek gazetarët, duhet të ndëshkohet!!

Partia Demokratike është në krah të gazetarëve për të mbrojtur lirinë e fjalës, e kërcënuar sot më shumë se kurrë”, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here