Kjo është gruaja fatlume që fitoi shumën marramendëse në xhekpotin në SHBA

0
183

Kjo që shihni në foton më poshtë është gruaja më fatlume në SHBA, e cila është fituesja e xhekpotit më të madh të fituar nga një person i vetëm në historinë e Amerikës së Veriut.

Është 53 vjeç, quhet Mavis ëanczyk dhe ka fituar plot 785.7 milion dollarë.

Biletën fituese ajo e kishte blerë në një pikë karburanti, në Chicopee të Masacusets.

“Ëndërrova me sy hapur dhe ëndrra mu bë realitet. Doja të dilja në pension pas 12 vjetësh, por kjo u realizua më herët. Telefonova qendrën mjekësore ku kam punuar për 32 vjet dhe u thashë se nuk do të shkoja më”, tha gruaja, fituese e xhekpotit.

Gruaja, e cila prej 32 vjetësh punonte në një qendër mjekësore, tha se nuk kishte ndërmend të kthehej më në punë.

Numrat fitues, 53 vjeçarja i kishte zgjedhur sipas ditëlindjeve të të afërmve të saj.

Kur gazetarët e pyetën se çfarë kishte ndërmend të bënte me këto para, nëna e dy fëmijëve u përgjigj se tani do të shlyente kredinë. Shanset për të fituar këtë xhekpot janë një në 292 milionë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here