Rivalë për dyshen Hysaj-Agolli dhe një organizator, Panuçi fton tre debutues në Kombëtare

0
142

Nuk do të mungojnë risitë në grumbullimin e parë të Kombëtares shqiptare të futbollit nën drejtimin e Kristian Panuçit. Edhe pse ka deklaruar se do të vijojë punën e De Biazit me grupin e “gatshëm” të lojtarëve, në listën e tij parashikohet të jenë të paktën tre emra të rinj futbollistësh, dy mbrojtës dhe një organizator i mirëfilltë, ndërlidhës mes mesfushës dhe sulmit që u ka munguar prej kohësh kuqezinjve.

I pari është Hysen Memolla, mbrojtësi i majtë që po shkëlqen me Hajdukun e Splitit. 25-vjeçari ka marrë vlerësime pozitive thuajse në çdo ndeshje në këtë edicion në Ligën e Europës duke rënë në sy edhe të ekspertëve ndërkombëtarë, ndaj Panuçi e ka parë të arsyeshme ta ftojë këtë futbollist që do të rivalizojë me Alijin për të zënë vendin e Agollit në një të ardhme jo shumë të largët.

balliu

Mbrojtësi tjetër është një rival për Elseid Hysajn. Bëhet fjalë për Ivan Balliun, futbollistin e rritur në akademinë e Barcelonës, i cili aktivizohet te Metz. Panuçi e ka takuar pak javë më parë në Francë dhe me sa duket ai ka dhënë pëlqimin e tij për të përfaqësuar Shqipërinë ndonëse ka pasaportë spanjolle. Ndaj në javën e ardhshme do t’u bashkohet kuqezinjve, për të dhënë kontributin e tij me Kombëtaren shqiptare.

valon ahmedi

Emri i tretë është ai i Valon Ahmedit, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e përfaqësueses Shpresa. Mesfushori organizativ tregoi se është një element me shumë perspektivë duke ndihmuar me lojën e tij që Maribori të kualifikohej në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, i vlerësuar shpeshherë si lojtari më i mirë në fushë. De Biazi ishte prej kohësh në kërkim të një organizatori të mirëfilltë për ekipin, por shpërthimi i 22-vjeçarit duket se do t’i mundësojë pasardhësit të tij që të ketë në dispozicion një alternativë cilësore për të ndryshuar stilin e lojës së kuqezinjve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here