Dha urdhër për zëvendësimin e anëtarëve të bordit të UT, 6 dekanë letër kundër ministres Karabina

0
136

Pas urdhrit të ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina për zëvendësimin e anëtarëve të Bordit të Universitetit të Tiranëstë gjashtë dekanët nëpërmjet një letre shprehin shqetësimin e tyre për këtë vendim.

 

 

Në letrën e drejtuar drejtuesit të Bordit të UT, Ervin Demo, dekanët thonë se urdhri i ministres Karabina është jo-transparent dhe u dha në një kohë që personeli i Universitetit të Tiranës është me pushime.

“Vendimi prek autonominë e Universitetit të Tiranës, dhe është bërë për të ulur reputacionin e UT,” shprehen dekanët.

Gjithashtu sipas tyre, i rëndë është dhe qëndrimi i rektorit të Universitetit të Tiranës, i cili duhet t’i kërkonte shpjegime ministres për këtë vendim të marrë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here