Trump njofton se pret të arrestohet të martën dhe bën thirrje për protesta

0
160

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se ai mund të arrestohet të martën dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij që të protestojnë kundër një lëvizjeje të tillë.

“Rrjedhjet e paligjshme nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit thonë se kandidati republikan dhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të arrestohet të martën e javës tjetër, pa asnjë krim që mund të provohet. Protestoni, na ktheni kombin”, shkruan Trump në një postim në platformën “Truth Social”.

Një nga avokatët e Trump tha se pretendimi i tij bazohej në raportimet e disa mediave.

Për pesë vjet, prokurorët në Nju Jork kanë hetuar pretendimet e ish-yllit tw pornos, Stormy Daniels, se ajo është paguar me 130,000 dollarë nga ish-avokati i Trump, Michael Cohen, para zgjedhjeve të 2016-ës në këmbim të heshtjes për një lidhje të supozuar.

Trump mohon se ata kanë pasur marrëdhënie seksuale dhe e ka hedhur poshtë rastin si të motivuar politikisht.

Nëse Trump akuzohet, kjo do të ishte çështja e parë penale e ngritur ndonjëherë kundër një ish-presidenti të SHBA, njëherësh kandidati republikan për president në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Prokuroria e qarkut ende nuk ka komentuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here