Alarmante/ Zjarr në afërsi të doganës së Hanit të Hotit, ndërpritet energjia elektrike

0
173

Dogana e Hanit të Hotit për momentin është pa energji elektrike. Kështu ka bërë të ditur OSHEE, e cila ka njoftuar se një gjë e tillë ka ardhur pas rënies së zjarrit në afërsi të saj.

 

 

Si pasojë është stukuar linja L30-55/1 Koplik 220 -Vukpalaj për masë sigurie, pasi ka rënë zjarr në afërsi të Bajzes dhe kërkohet nga zjarrfikësja.

OSHEE njofton se pa energji ka mbetur edhe nënstacioni i Koplikut, Bajze si dhe Vukpalaj.

Ndërkohë që OSHEE njofton se sot në Tiranë për shkak te investimit per lidhjen unazore te fidrave 333 dhe 334 te N/St Selite 20 kV, zona pranë Kopshtit Zoologjik sot nuk do të ketë energji elektrike nga ora 10:00 deri në 11:00.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here