Si të shmangni urinë?

0
176

Përpiquni të ruani një ekuilibër ushqimor çdo ditë. Mos u mundoni të shmangni dietën. Sa më shumë ta bëni këtë, aq më shumë do t’ju duhet të mbani dietë. Mos filloni të mbani dietë të vështirë, sepse trupi do të kundërveprojë. Filloni të blini më mirë ushqime me tregues të ulët glikemik, fasule, perime të thara, oriz, bukë të zezë, musli, çokollatë të zezë, fruta të freskëta, etj. Përpara se të vraponi në kuzhinë, uluni pak, pini një gotë me ujë dhe merruni me një aktivitet që ta zëvendësojë këtë dëshirë: një shëtitje ose ushtrime për frymëmarrjen. Nëse duhet të hani me çdo kusht diçka, hani më mirë dy produkte sesa vetëm një. Së pari, pasi në këtë mënyrë do t’ju duket sikur po hani më shumë dhe, së dyti, do të hani në mënyrë më të ekuilibruar. Jepuni përparësi ushqimeve me pak kalori, për shembull, kos me 0% yndyrë, biskota me miell orizi, djathë bebeje, domate të vogla ose fruta. Mos rrini pa ngrënë në mëngjes, që të hani kur t’ju marrë uria rreth orës 11:00, hani më mirë bukë të zezë dhe proteina sesa sheqerna të thjeshta të tipit drithëra me sheqer, reçel apo ëmbëlsira, të cilat gjithsesi nuk ju japin aq energji sa të rezistoni deri në drekë.

 

Truket e kuzhinës dobësuese

Dobësimi fillon në kuzhinë, duke mësuar një stil gastronomik që di të bëjë pjatat e mira me kufizimin e kalorive. Në radhë të parë është esenciale të mësosh të heqësh të gjitha pjesët e yndyrshme të procesit të pjekjes. Kripini gjërat vetëm në fund të pjekjes, pastaj lëreni për dhjetë, njëzet minuta ne furrën e fikur dhe do të keni një lëng më të dobët. Për sa u përket shumë të pjekurave dhe të zierave me kapak, veproni kështu: përgatitini më përpara dhe lërini në frigorifer, mund të hiqni kështu të gjithë yndyrën e ngurtësuar, pastaj ngrohini në zjarr të ulët. Pickoni pulën dhe shpendët e tjerë gjatë pjekjes dhe hidheni poshtë yndyrën që del. Peshku mund të piqet me lehtësi pa yndyrë: vëreni në furrë, të mbështjellë me letër alumini, ose ziejeni me pak lëng me aromë, ose akoma në furrë me gjysmë gote verë të bardhë dhe të mbuluar me feta domateje (mos u shqetësoni për verën, me pjekjen alkooli avullon). Perimet arrijnë rezultate të mira në qoftë se piqen me avull, kripë, ose të bashkuara me elementë aromatikë si qepë, hudhër ose barëra. Një sugjerim i mirë është që të ndash gjithmonë sasinë e përzierjes së parashikuar në receta.

 

 

Sheqeri i tepruar dëmton tubat neurale

Niveli i lartë i sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë mund të lidhet edhe me një rrezik të rritur për defekte të lindura në gypat neuralë ose për spina bifida. Tashmë një kohë dihet se diabeti, obeziteti dhe ushqimi i ëmbël shtojnë rrezikun për defektet në fjalë, por kohë më parë është treguar se edhe ushqimi me indeks të lartë glikemik gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në shfaqjen e tyre te foshnjat e ardhshme. Në hulumtim kanë marrë pjesë 454 nëna, të cilët kanë lidhur fëmijë me këtë defekt dhe 462 nëna, të cilat kanë marrë pjesë në grupin kontrollues, dhe te të cilat është përcjellë konsumimi i sakarozët, glukozës dhe ushqimit me nivel të lartë glikemik gjatë shtatzënisë. Rezultatet kanë treguar se konsumimi i tepërt i sakarozës dhe ushqimit me indeks të lartë glikemit lidhet me një rrezik dyfish më të lartë për të pasur defekte në tubin neural. Te gratë me obezitet të skajshëm (me indeks të masës trupore, IMT 29), ushqimi me indeks të lartë glikemik ka shtuar në katërfish rrezikun e këtij problemi. Megjithatë, mënyra më e mirë e parandalimit të defekteve në tubat neurale është konsumimi sasive të mjaftueshme të acidit folik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here