FOTO/ I çahen gomat, avioni i Turkish Airlines ulje të vështirë në “Nënë Tereza”

0
169

Ka qenë një ulje e vështirë ajo e avionit të Turkish Airlines, sot në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Avioni ka pasur probleme në ulje dhe këtë e vërtetojnë edhe disa foto të siguruara nga Opinion.al të gomave të avionit, të cilat gjatë fërkimit me pistën kanë pësuar çarje.

Gjë që mund të jetë shkaktuar nga frenimi i fortë i avionit. Për fat të mirë nuk janë raportuar dëme në njerëz apo dëme materiale, shkruan opinion.

Ndërkohë që është anulluar fluturimi i radhës deri në ndërrimin e gomave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here