Zbulohet emri, ja kush diplomat do ta drejtojë kabinetin e Presidentit Ilir Meta (FOTO)

0
286

Presidenti Ilir Meta një ditë pasi caktoi Alqi Bllakon në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të institucionit ka përzgjedhur sot edhe shefin e tij të kabinetit duke ia besuar këtë detyrë diplomatit të njohur Arben Cici.

Ai u lind në Korçë më 1960. Pas diplomimit në Universitetin e Algjerit, Fakulteti i Përkthimit (1988), ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës, Katedra e Gjuhës Frënge (1988-1992).

Cici ka një karrierë të gjatë në diplomaci. Nga viti 1992 ka shërbyer, në ministrinë e Punëve të Jashtme, respektivisht në pozicionet ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse, Drejtor i Protokollit të Shtetit, ambasador në Republikën e Kroacisë, Drejtor i Protokollit të Shtetit, Këshilltar Diplomatik i Presidentit të Republikës. Dhe aktualisht është Ambasador në Mbretërinë e Danimarkës.

Arben Cici mban titullin e Doktorit të Shkencave Historike që nga viti 1999. Aktualisht jep mësim në disa universitete publike dhe private në Tiranë dhe Prishtinë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë e ceremonialit diplomatik. Është autor i botimit të parë të “Ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë” (1988), bashkautor i librit “Hyrje në teoritë politike moderne” (2009) dhe autor i shumë artikujve shkencorë e publicistikë në fushën e diplomacisë dhe më gjerë.

Zotëron gjuhët frënge, angleze, arabe dhe italiane. Fryt i interesave dhe i punës së tij shkencore në historinë e diplomacisë shqiptare është edhe libri “Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934” që keni në dorë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here