Foto të rralla të Eminës që nxjerrin të vërtetën e operacioneve plastike! (Foto)

0
186

Vazhdon të jetë njëra nga ikonat e bukurisë shqiptare, megjithëse jetën e saj e ka ndërtuar tashmë në Amerikë, si një supermodele e njohur.

Fjala është, për Emina Çunmulaj, e cila pavarësisht sukseseve të arritura në një vend me perspektive siç janë SHBA-të, asnjëherë nuk e harroi vendin e saj të lindjes, aq sa pak ditë më parë i bëri vizitë, dhe jo vetëm kaq.

E irrituar nga gjendja e mjerueshme në të cilën fatkeqësisht jeton një pjesë e madhe e vendit, Emina u tregua mjaft humane, duke ofruar ndihma tek disa nga familjet në nevojë.

Natyrisht se kjo është për t’u çmuar, me shpresën që të mos jetë hera e parë dhe e fundit, e një gjesti kaq njerëzor.

Për t’u rikthyer dhe një herë tek karriera prej vitesh si modele, Çunmulaj vlen të përmendet se ka arritur deri këtu, falë linjave perfekte e fizikut të veçantë që posedon, pa asnjë lloj ndërhyrje.

Padyshim, në një periudhë ku çdo e dyta femër i jep prioritet ‘operacioneve plastike’ dhe jo natyrales, Emina mund të quhet e bukur plotësisht derisa këtë e dëshmojnë edhe imazhet kur ishte e re në moshë.

Kosovarja ju sjell disa imazhe të rrallë të supermodeles, e që argumenton komentet adresuar Eminës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here