Avokatja e presidentit: Ka ndodhur manipulim masiv, kompjuteri transferonte votat nga Trump te Biden

0
86

Avokatja e Donald Trump, Sidney Powell, tha se ‘çrregullimet’ e kompjuterit u përdorën nga demokratët për të hedhur votat nga Donald Trump te Joe Biden dhe se ajo do të ‘luftojë me dhëmbë në gjykatën federale për të zbuluar këtë mashtrim të tmerrshëm’.

Ndërsa çështja ligjore e presidentit Donald Trump që sfidon rezultatet e zgjedhjeve të së martës krijon paqartësi, ish-prokurorja federale Sydney Powell – i cila po ndihmon ekipin ligjor të Trump – i tha Fox News se ajo ka parë prova të mashtrimit masiv.

“Për të prodhuar vota për Joe Biden, ata e kanë bërë atë në çdo mënyrë të imagjinueshme.” – tha Poëell të dielën për Maria Bartiromo të Fox News.

“Njerëzit e vdekur votuan masivisht me fletëvotime të manipuluara për Joe Biden.

Ne kemi identifikuar të paktën 450,000 fletëvotime në shtetet kryesore që për mrekulli kanë vetëm një shenjë për Joe Biden mbi të dhe asnjë kandidat tjetër.” – shtoi ajo, para se të pretendonte se softueri dhe hardueri i numërimit të votave të prodhuara nga Dominion Voting Systems ishte përdorur për të transferuar votat nga Trump te Biden.

Pajisjet e Dominion u përdorën në 28 shtete, duke përfshirë Pensilvaninë, Miçiganin, Uiskonsinin, Nevadën, Georgian dhe Arizonën, ku fushata Trump ka pretenduar se ka ndodhur mashtrim elektoral.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here