Shpesh nga koha e pakët në dispozicion dhe ngutia shumë persona nuk përtypin mirë ushqimin dhe nguten për të përfunduar vaktin e tyre të ushqimit.
Një gjë e tillë është shumë e gabuar për arsye të ndryshme.
Mospërtypja e ushqimit siç duhet sjell deri tek dhimbjet e lukthit dhe fryrjet e stomakut, transmeton Indeksonline.
Kjo shprehi është e gabuar edhe për një tjetër gjë.
Mospërtypja e ushqimit siç duhet sjell edhe deri tek fitimi i kilogramëve të tepërt.
Disa ushqime të caktuara kur nuk përtypen mirë treten më ngadalë dhe shndërrohen në kile të tepërta.