Duke folur per situaten ne vend, Berisha tha nga Cerriku se nje nder plaget me te renda eshte shpopullimi.
‘Në ato vite përsëri shqiptarët lëviznin, por nga viti 2007-2014, numri i popullsisë në Cërrik, Elbasan, Shqipëri u rrit çdo vit. Nuk ishim të pasur, por varfëria që kishim, ishte një varfëri në zvogëlim. Kishte shpresë, çdo njeri e shikonte se vitet po vinin gjithnjë e më të mira në tërësi. Dhe kjo kishte një shkak themelor, sepse të ardhurat tuaja ju ktheheshin ju. Të ardhurat tuaja, ktheheshin në rroga, pensione, në rrugë, në shkolla, në kanalizime, në ujësjellësa, dhe kishte shpresë.
Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme kudo. Ky është një vend, pothuajse parajsë tokësore. Por çfarë ndodhi këto vite. Pse këto vite u larguan nga Shqipëria nga 2014 deri në vitin e kaluar, vetëm në hapësirën e BE-së, 937 mijë shqiptarë, kurse në të gjithë botën, më shumë se 1.1 milionë. Pse në 8 vite u largua 35% e popullatës.
Lufta që ka dëmtuar më shumë shqiptarët, ka qenë lufta e parë botërore dhe luftërat ballkanike që e shoqëruan. 7 fuqi të huaja kanë shkelur në trojet tona, 10 e popullatës u pakësua, u zhduk apo u largua. Kurse në këto 8 vite, asnjë fuqi e huaj nuk ka shkelë në këtë tokë dhe nga ky regjim është larguar 35% e popullatës. Secili nga ne ka 1/3 e njerëzve të tij të dashur më pak në Shqipëri. Kështu i ka edhe shoqëria shqiptare.
Çfarë ndodhi? Duhet të ja shtrojmë këtë pyetje vetes, duhet të ndalemi. Sikur Shqipëria të kishte gojë, vetëm këtë kërkesë do shtronte ndaj nesh; Pyesni njëherë pse ikin në këtë mënyrë shqiptarët?
Shqiptarët po ikin sepse buxheti i tyre, pasuritë e tyre janë shndërruar në një mallkim për ta. Se Shqipëria, Cërriku, nga një vend i bekuar janë shndërruar në një vend të mallkuar. Po, qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se ata janë njerëzit më të vjedhur në Europë dhe botë sot.’