Revoltohet Mërgim Mavraj: Ku je o shtet a nuk është biri ynë ky?

0
171

Mërgim Mavraj ka treguar gjithmonë se nuk bëhet palë me askënd dhe se e thotë hapur të vërtetën. Sot, mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka postuar një mesazh (të dytë) në rrjetet sociale, ku shpreh hidhërimin e tij për gjendjen e krijuar së fundmi për Ismail “Ballist” Morinën.

Heroi i Beogradit mund të ekstradohet në Serbi, kështu që Mavraj ka bërë thirrje që shteti shqiptar të bëjë gjithçka për ta penguar këtë. Ai me siguri e di se qeveria shqiptare po punon që Kroacia të mos e ekzekutojë vendimin, por Mavraj e ka inatin edhe për aspekte të tjera. Për shembull, që askush nuk u kujtua për të më parë, por vetëm kur doli lajmi i papritur.

 

“Të ishin ende gjallë këta të dy sot, Ballist Morina do të ishte në shtëpinë dhe familjen e tij. Ku je o shtet, a nuk është biri ynë ky?”, shkruan Mavraj, duke postuar një montazh me fotot e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Kryeministër, Ministër i Drejtësisë, Ministër i Jashtëm, e morët mesazhin? Ka pafund si ky, nga çdo zemër kuqezi!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here