Edhe pse janë “aleatët e rinj” të qeverisë, Rama humbet durimin me qytetarët. Ja çfarë ndodhi në Fier (VIDEO)

0
238

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në “Facebook një video ku shkruan “ERTV Live në Fier. Vijojnë në çdo qark dëgjesat publike të skuadrave fituese të Partisë Socialiste, për të përgatitur Bashkëqeverisjen me Njerëzit”. Opinion.al ka mësuar se kjo është një video e regjistruar të premten por që “shitet” për live.

Në video, shihet se si qytetarët ankohen për Hipotekat dhe ALUIZNI-n ndërsa Rama humbet durimin.

Një qytetar i parashtroi kërkesën se ka bërë pagesën për legalizimin e shtëpisë dhe akoma nuk ia kanë dhënë. Ai ka përmendur dhe emrin e personit të cilit i ka paguar lekët.

Ndërsa drejtori i  ALUIZNI-t, është ngritur duke thënë që toka është në pronësi të një pronari tjetër dhe janë në proces gjyqësor.

Por Rama, vazhdimisht ka ndërhyrë në debatin mes tyre dhe i është drejtuar qytetarit që të mos flasë pasi ate e dëgjuam.

Drejtori i ALUIZNI-t Ervin Bushi: Personi ka bërë aplikim, hipoteka në atë zonë nuk ka pasur azhornim në atë moment. Zotëria shkon në hipotekë, më pas ka shkuar edhë në gjyq dhe me ALUIZNI-n

Qytetari: Gënjen, mashtron, është mashtrues ky z.Kryeminisër

Drejtori i ALUIZNI-t: Është në proces gjyqësor pronari i tokës tani. Dosjen ja kanë hapur pronarit.

Rama: Jepja mikrofonin tjetrit, se të dëgjuam.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here