Vasili: Zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit mbahet peng nga pazaret e qelbura të politikës së Rilindjes

0
147

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një status të tij shkruan se Avokati i ri i Popullit nuk zgjidhet për shkak të pazareve të qelburave të politikës së Rilindjes dhe zgjatimeve të saj në opozitë.

Vasili shkruan më tej se mendimi i Komisionit të Venecias në lidhje me zgjatjen e kohës së mandateve të organeve kushtetuese që zgjidhen nga Kuvend është:

Për herë të parë në 28 vjet, ka një vit plot që nuk zgjidhet Avokati i ri i Popullit se e mbajnë peng pazaret e qelbura të politikës së rilindjes dhe zgjatimeve të saj në opozitë. Tejzgjatja e mandateve të organeve kushtetuese krijon shteg për thyerjen e pavarësisë së tyre.

Postimi i plotë: 

”Per here te pare ne 28 vjet, ka nje vit plot qe nuk zgjidhet Avokati i ri i Popullit se e mbajne peng pazaret e qelbura te politikes se rilindjes dhe zgjatimeve te saj ne opozite.

“Tejzgjatja e mandateve te organeve kushtetuese krijon shteg per thyerjen e paravaresise se tyre”

Ky ka qene mendim i Komisionit te Venecias lidhur me zgjatjen e kohes se mandateve te organeve kushtetuese, qe zgjidhen nga Kuvendi.

Shkelja e çdo te drejte te qytetareve qe nga prona, mundesia reale per te marre drejtesi, liria e shprehjes, dhuna kriminale e policise, grabitja e taksave nga korrupsioni galopant e plot shkelje te tjera flagrante kerkojne Avokat Populli te vertete dhe jo thjesht nje Avokat ne letra.

Na duhet nje Avokat Populli protagonist ne vije te pare per mbrojtjen e te drejtave te qytetareve dhe jo nje institucion burokratik flegmatik qe ekziston vetem formalisht.

Sot ne Kuvend ndava me qytetaret keto te verteta te medha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here