“Shiti” votën e LSI-së për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, Mezini: Tani jam me PS-në

0
367

Pas akuzave të LSI se ‘dezertoi’ dhe shiti votën në Këshillin Bashkiak të Tiranës me votën pro rritjes së çmimit të ujit, ka reaguar këshilltarja e LSI Genta Mezini.

Kjo e fundit thotë se vota pro ishte rindërtimin e Ujësjellësi. Gjithashtu Genta Mezini shprehet se nuk do jetë më pjesë e LSI dhe vota e saj do s jete pjesë e grupit politik të Partisë Socialiste.

Kujtojmë se Genta Mezini mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës për herë të parë, pasi zuri vendin e kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçit e cila u zgjodh deputete në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Reagimi i Genta Mezinit:
Falenderoj te gjithe qytetaret e njesise 10 te cilet me voten e tyre ne vitin 2015, me dhane mundesine te jem pjese e Keshillit Bashkiak te Tiranes. Falenderoj te gjithe dashamiresit dhe ata qe me kane pergezuar per aktin e djeshem, ku une votova bindshem, krejt e lire dhe e pavarur prej imponimit politik, votova per nje projekt kaq ambicioz, qe lidhet me furnizmin me uje te kryeqytetit per 24 ore. Jo vetem si qytetare e Tiranes, por edhe si mjeke ne profesioñ, une jam e bindur qe rindertimi sipas standarteve te larta bashkekohore te rrjetit te ujesjellesit, do te minimizoje ndjeshem edhe semundjet infektive qe vijne si pasoje e kontaminimit te ujit neper depozita dhe cisterna krejt te amortizuara, sic jane parazitet e ndryshem, viruset etj.. Persa i perket deklaratave te bera nga LSI per blerjen e votes sime, apo manipulimin e votes sime perkundrejt pazareve qe vetem nje deshperim i thelle mund ta sajoje, ju bej me dijeni qe asgje nuk eshte e vertete. Une premtoj qe voten time, ne keshillin bashkiak te Tiranes do ta përdor vetëm ne te mire te interesave te komunitetit. Jam e nderuar qe me jepet mundesia te kontribuoj perkrah kryetarit te Bashkise z. Erion Veliaj dhe do bej te pamunduren qe te jap gjithe mundesite e mia ne sherbim te qytetareve. Duke u nisur nga akuzat e dëshpëruara te LSI per blerjen e votes sime, dhe duke qene se une zgjedh progresin dhe jo regresin, zgjedh zhvillimin dhe jo prapambetjen, zgjedh shendetin dhe jo semundjen, e shoh se nuk mund te jem me pjese e formatit politik te LSI. Qe nga ky moment , vota ime do te jete pjese e grupit politik te Partisë Socialiste.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here