Plagosi dhjetra persona dhe mbajti peng 40 të tjerë, vritet nga policia autori

0
152

Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa disa të tjerë janë marrë peng nga një person i armatosur dhe i maskuar, i cili ka hapur zjarr. Ky i fundit mësohet se është vrarë më pas nga policia e cila kishte rrethuar zonën. Ngjarja ka ndodhur në një kinema në kompleksin Kinopolis në Viernheim të Gjermanisë.

Sipas mediave vendase, të paktën 20 persona janë plagosur në sulmin e ndodhur në Viernheim, në jug të Frankfurtit.

Forcat e policisë dhe helikopterët kishin rrethuar të gjithë zonën ku ndodhej kompleksi.

Zëdhënësja e policisë Christiane Kobus, tha se nuk mund të japë detaje të mëtejshme lidhur me këtë ngjarje e cila është duke u hetuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here