Basha: Viktimat e masakrës elektorale janë qytetarët shqiptarë

0
103

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së Kryesisë, tha se e dinte sesi ndihej shumica e demokratëve dhe kërkoi që këtë zemërim, t’a kthenin në energji për të luftuar betejën e tyre deri në fitore.

“Unë jam i bindur në drejtësinë e betejës tonë. E di se si unë ndihet shumica dërrmuese e demokratëve, e ndjej zemërimin e tyre për masakrën zgjedhore të 25 prillit, e di që ata janë gati që këtë zemërim ta kthejnë në energjinë e nevojshme për ta luftuar betejën tonë deri në fitore”- tha Basha.

Ai më tej, u kërkoi anëtarëve të Kryesisë që të vazhdonin më tej rrugën që kishin nisur dhe të përmirësojnë gjërat që duhen përmirësuar.

“Prandaj ju kërkoj të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Të bashkuar në këtë moment përcaktues për të ardhmen e betejës tonë dhe për fatet e vendit dhe të përmirësojmë, bashkarisht, ato gjëra që sigurisht mund dhe duhet të përmirësojmë”- shtoi Basha në fjalën e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here