Rritja e çmimit të ujit, Olli: PD do të japë votën kundër

0
196

Pas deklaratës së kryebashkiakut Erjon Veliaj se kishte pranuar propozimet e LSI-së për ujin e pijshëm, anëtarët e PD-së deklaruan se po bëhen pazare në emër të opozitës.

 

 

Me anë të një deklaratë para mediave, këshilltari i PD-së, Leonard Olli pohoi se opozita po kërkon ndalimin e aktit të turpshëm, siç është rritja e çmimit të ujit të pijshëm.

“Po kerkojme ndalimin e ketij akti te turpshëm. PS-LSI, pazar ne emer te opozitës. Do marrim pjese ne mbledhjen e Këshillit. PD do japë vote kunder rritjes se çmimit te ujit. Po diskutohen pazaret e fundit para mbledhjes. Rritja e çmimit te ujit është vjedhje e pastër. Kjo ngritje nuk mund të bëhet pasi është vjedhje e pastër. Nuk mudn të ngresh vlerën e tarifës së shërbimit kur nuk ofron shërbim minimal qytetarëve.”, tha Olli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here