EMRAT/ Ja kush janë dy anëtarët e këshillit që votuan rritjen e çmimit të ujit në emër të LSI-së

0
220

Këshilli Bashkiak miratoi pas dy orë diskutimesh këtë të mërkurë, rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 31 vota.

Dy vota ishin të këshilltarëve të LSI, Agim Kraja dhe Genta Mezini, ndërsa 11 këshilltarët e tjerë të kësaj force politike nuk morën pjesë në mbledhje.

Agim Kraja, biznesmen, ish-këshilltar i Lëvizjes së Legalitetit deklaroi votën e tij në Këshilli kur theksoi se investimet në ujësjellës ishin të domosdoshme.

Ndërsa Genta Mezini mori pjesë në këtë mbledhje për herë të parë, pasi zuri vendin e kryetares së LRI, Floida Kërpacit e cila u zgjodh deputete në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here