Detajet/ Vdekja misterioze e biznesmenit nga Vlora, policia arreston vajzën që e shoqëronte

0
202

Një vajzë 21 vjeçe është arrestuar pasi dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me pasojë vdekjen e biznesmenit nga Vlora, Bukurosh Malaj, raporton “Panorama”. 

46-vjeçari ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, tri ditë pas aksidentit rrugor të ndodhur në aksin Vlorë-Mifol, të premten e kaluar. Policia, pas aksidentit, arrestoi në flagrancë shtetasen me iniciale A.S., e dyshuar si shkaktare e aksidentit me pasojë vdekjen e tij.
21-vjeçarja, sipas Policisë, në momentin e ngjarjes dyshohet se po drejtonte automjetin e markës “Mercedes Benz”, model E 310 D, me targa AA 184 CE, me dokumente të rregullta, pa patentë, ndërsa i ulur si pasagjer në makinë ndodhej dhe biznesmeni Malaj.
Dëshmia e vajzës
Në momentin e parë të shoqërimit në polici, vajza ka deklaruar se Malaj ishte përplasur nga një kamion në çastin që kishte nxjerrë kokën nga automjeti në ecje e sipër. Por, sipas të dhënave të Policisë, dyshohet se përplasja fatale ka ardhur gjatë kohës kur Malaj me makinën e tij po i mësonte drejtimin e automjetit 21- vjeçares A.S.
Kjo e fundit në një moment të caktuar dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur me një automjet tjetër. Për pasojë, 46-vjeçari mori plagë të rënda në kokë dhe u transportua me urgjencë për në spital.
Dyshohet se biznesmeni Malaj kishte lidhje intime me vajzën dhe se gjatë deklarimeve të saj në Komisariatin e Policisë në Vlorë, ajo është përpjekur që të fshehë të vërtetën mbi ngjarjen, për t’iu shmangur më pas përgjegjësive penale që do të rëndonin mbi të.
Pas aksidentit, mësohet se biznesmeni është dërguar drejt Spitalit Rajonal të qytetit të Vlorës, por më pas është nisur me urgjencë drejt kryeqytetit, për ndihmë të specializuar mjekësore, pasi gjendja e tij shëndetësore paraqitej mjaft kritike.
Bukurosh Malaj, biznesmeni që zotëronte një Fast-Food në qytetin bregdetar të Vlorës, u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës, për shkak të plagëve që mori në aksidentin e ndodhur në afërsi të fshatit Panaja. Mësohet se ka qenë vetë 21-vjeçarja që ka njoftuar policinë për aksidenti rrugor.
Por shoqëruesja e biznesmenit ka deklaruar në polici se Bukurosh Malaj ka nxjerrë kokën jashtë automjetit të tij, ndërsa është goditur nga një kamion, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë. Policia bëri të ditur se ngjarja është aksident dhe se ekzistojnë edhe pamje të kamerave të sigurisë që e vërtetojnë këtë.
“Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasja A.S., 21 vjeçe, pasi në rrugën Vlorë-Mifol, duke drejtuar automjetin e markës ‘Mercedes Benz’, model E 310 D, me targa AA 184 CE, me dokumente të rregullta, pa leje drejtimi’ ka aksidentuar shtetasin B.M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Vlorë e më pas është transferuar në Tiranë në Spitalin e Traumës.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë”, bën të ditur zyrtarisht Policia e Shtetit. Policia po punon ende për zbardhjen e plotë dhe të rrethanave që i sollën vdekjen biznesmenit nga Vlora, ndërsa ndaj vajzës 21 vjeçe pritet që të rëndojnë akuzat “aksident me pasojë vdekjen”, si edhe “drejtim të automjetit pa leje drejtimi”.

DYSHIMET E FAMILJARËVE
Familjarët e biznesmenit që kishte një Fast-Food në qytetin bregdetar të kontaktuar nga gazetari Enrik Mehmeti, raportojnë për BalkanWebse kanë dyshime për aksidentin, pasi makina e këtij të fundit nuk ka asnjë lloj shenje. Ata kërkojnë hetim në thellësi të kësaj çështje dhe nuk duan që organet përkatëse ta trajtojnë thjesht si një aksident. Prej disa kohësh, sipas tyre biznesmeni nuk jetonte me bashkëshorten.

PANORAMA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here