Irma Libohova flet për herë të parë pas humbjes së bashkëshortit, tregon amanetet e tij

0
257

E përlotur por me një forcë dhe energji që e ka karakterizuar gjithnjë, Irma Libohova ka rrëfyer për herë të parë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit kujtime me të si dhe boshllëkun që i ka lënë.

“Më mungon, ka një boshllëk të madh, mundohem të merrem me punë, herë-herë shoh kujtime dhe mundohem të mos mërzitem. Dhimbja është e atij që ka fatkeqësinë, por kam njerëz që ma mbushin ditën…” ka treguar Irma në për “Lart e poshtë” në TVSH.

Ajo ka zbuluar dhe “amanetet” e të shoqit që ishin disa këngë që a i donte fort, duke premtuar se do të realizohen.

 “Unë besoj që do t’i nxjerr, edhe nëse jo me video e me figurë, audio besoj që do t’i nxjerr. Do mundohem të bëj ndonjë videoklip modest, vetëm për të qenë si krijime të miat dhe në respekt të bashkëshortit tim që i donte këto këngë. Besoj që do t’i nxjerr. Domethënë kur të mos jem në valën e punëve, kur të vijë dimri që jam pak më e qetë, besoj që do t’i nxjerr. Kam edhe një njeri që më ndihmon me menaxhimin edhe me kanalin e YouTube dhe do t’i realizoj. Amanetet e Besnikut do t’i çoj në vend”, ka rrëfyer Irma.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here