Shkrimtari Rudi Erebara: Shqiptarët duan të bëjnë vetëm filma, nuk duan të ndahen nga e keqja!

0
150

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me A-Show me gazetarin Adi Krasta, shkrimtari Rudi Erebara, duke komentuar situatën e krimit në vend dhe sidomos dy ngjarjet e fundit që kanë tronditur vendin, tha ndër të tjera se shqiptarët janë bërë palë me të keqen dhe nuk shkëputen dot prej saj.

‘Ne kemi pranuar të keqen. Ne nuk duam të dalim nga e keqja. Ne nuk duam të njohim mëkatin si mëkat. Diskutohet ende në rininë e sotme që ka lindur 30 vjet pas rënies së diktaturës sa i mirë ishte Enver Hioxha apo sistemi diktatorial. Një mikja ime që erdhi nga Kanadaja më tha ‘Po e kam menduar gjithmonë po ato fabrika pse të mos ruheshin që të punonin. Kjo është një fabul që ne duam ti ikim të vërtetës.

Fabrikat dhe uzinat që ishin në 1990 na çuan në atë katastrofë ekonomike, ku Italia na solli miell, qumësht pluhur dhe vaj të hanim bukë.

Solli që një katastrofë ekonomike aq sa 1/3 e popullsisë iku në 10 vjet.

E dini ky popull që iku sa e ka numrin e të inkriminuarve.

Kam dëgjuar atje në Itali që nga 500 mijë shqiparë që janë të regjistruar, 128 mijë janë të dënuar për një krim në familje ose krimi që ka lidhje me drogën. Pra 1 në 5 shqiptarë janë të dënuar. Dmth ne e kemi krimin te dera, ngjitur, lart, poshtë. Ne jemi të lidhur me të keqen dhe nuk e refuzojmë. Problemi është që këto dy familje që janë në gjak ose do shpikin një tjetër që tu fali gjakun. Ne duam të bëjmë vetëm filma, nuk duam të ndalojmë të keqen.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here