Upss! Ledri kapet duke u puthur me një vajzë (Foto)

0
173

Ai është padyshim një nga djemtë më të pëlqyer të showbizzit shqiptar dhe kjo nuk ka vend për diskutim.

E duke qenë se të gjithë e duan, sidomos vajzat, jeta private e Ledrit ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e mediave rozë e jo vetëm. Por, reperi ka ditur mjaft mirë të jetë diskret lidhur me këtë dhe na i ka treguar të dashurat (pak prej tyre) vetëm atëherë kur gjërat kishin përfunduar. Veçojmë këtu Dafinën dhe Adelën…

Ama, Blitz.al ka siguruar një foto të Ledrit ku shfaqet me një vajzë të panjohur në krahë me të cilën shfaqet duke shkëmbyer një puthje. Bazuar tek vendi ku shfaqen, me gjasa fotoja është shkrepur në sheshxhirimet e “U Harrum”.

Duket se teksa Ledri këndonte ish-it “u harrum ne t’dy/malli m’ka marr”, në krahë paska pasur dikë tjetër.

Gjithsesi, ajo që duam të dimë ne, fansat e tij dhe i gjithë rrjeti është: kush qenka “fatlumja” në krahët e reperit?

Epo, Ledri duhet të na e tregojë sepse tani s’ka nga shpëton!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here