Makina shpërthen në flakë në qendër të Durrësit, tronditen kalimtarët (Video)

0
155
foto ilustruese

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në afërsi të stacionit të trenit.

 

 

Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” duket se mjeti i përfshirë nga flakët ndodhej shumë pranë banesave, duke u kthyer në rrezik për njerëzit që banojnë aty, por edhe për pushuesit.

Mësohet se në momentin kur është përfshirë nga flakët, mjeti me targë AA018RA tip “Benz” ishte në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur edhe prania e qytetarëve në rrugë është e lartë.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga flakët e zjarrit që përshinë makinën, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse.

Me neutralizimin e flakëve të zjarrit, policia nis hetimin për shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here