Pajisja e përgjimit/Ambasadori Cutillo: Hetimi nuk ka të bëjë me autoritetet Italiane, por me shtetin Shqiptar

1
135

Nga Shkodra ku mori pjesë në festën e Italisë në konsullatën italiane, ambasadori Alberto Cutillo ka folur për herë të parë për çështjen e pajisjes së përgjimit që ka përfshirë në debat klasën politike. Diplomati italian, tha se çështja i përket shtetit shqiptarë, dhe është hetim që nuk ka lidhje me autoritetet italiane.

Ambasadori i Italisë ka folur për herë të parë për çështjen e aparaturës së përgjimit pas takimit me kryeprokurorin Adriatik llalla. Alberto Cutillo tha se hetimet lidhen me policinë shqiptare dhe nuk kanë të bëjnë me autoritetet Italiane.

Alberto Cutillo, ambasador i Italisë: Përsa i perket çështjes së përgjimeve, mund t’ju them se kam zhvilluar një bisedë me prokurorin e Përgjithshëm dhe nuk mund të shtoj asgjë më tepër nga çfarë ai ka thënë, që është një hetim që i përket policisë shqiptare dhe nuk ka lidhje me autoritetet italiane.

Ndërkohë Ambasadori italian Alberto Cutillo vlerësoi pikë kyçe për vendin miratimin e reformës në drejtësi, dhe kërkoi nga qytetarët që t’i bëjnë më shume presion klasës politike për votimin e saj. Deklaratat Cutillo i bëri gjatë festës së Italise në konsullatën e Shkodrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here