Vrasja në Valias/Kallari: Vëllain e vrava se do mbillte hashash, nëna e mbështeste

0
211

Afrim Kallari, zjarrfikësi 43­vjeçar tregon arsyet e sherrit me vëllain e tij që e çoi deri në vrasje. Sipas tij, debati me të vëllanë kishte të bënte me mbjelljen e kanabisit. Zjarrfikësi ka treguar para hetuesve se kishte pasur konflikte të vazhdueshme më të vëllain, Elmir Kallarin, ndërsa të enjten situata i doli nga kontrolli dhe e qëlloi me armë zjarri.

“Sapo kisha mbyllur punën në Kombinat, ku punoj si zjarrfikës dhe isha shkuar tek objekti i Universitetit Bujqësor ku zhvillohen eksperimente të Ekonomisë Didaktike, që ne e njohim si stallat e Valiasit. Aty shkova që të ndërroja kunatin tim që punon. Që të ushonte pak ai, do ta zëvendësoja unë për disa orë. Në atë vend jam përballur me nënën dhe me të u zura në fillim, sepse donte të vazhdonte të kulloste lopën dhe unë i thashë të shkonte në shtëpi, se kishte qëndruar mjaftueshëm. Pata një debat të ashpër me nënën”, ka treguar në polici 43vjeçari i arrestuar.

I penduar për krimin e kryer, Kallari ka treguar se nëse policia do të gjente kanabisin e kultivuar, ai rrezikonte të hiqej nga puna. Ai ka shpjeguar se fillimisht ishte zënë me nënën e tij, pasi me të ishte ndeshur fillimisht te stallat e bagëtive.

“Pata një debat të ashpër me nënën”, ka treguar në Polici 43vjeçari i arrestuar. Sipas tij, vëllai nuk ndodhej aty në momentin që ndodhi debati me të ëmën, por ishte ajo që e njoftoi.

“Nëna dërgoi vajzën 10 vjeçe që të lajmëronte vëllain. Ai erdhi aty brenda pak minutash me një makinë tip ‘Peugeot’ dhe menjëherë m’u drejtua duke më bërtitur e kështu u konfliktuam.

Filloi si një debat për të mbrojtur nënën, siç ndërhynte ai gjithmonë edhe kur flisja me familjarët e tjerë, por në fakt kishim edhe hesape të tjera bashkë”, është shprehur Kallari. Ndërsa ka shtuar se këto hesape kishin të bënin pikërisht me kultivimin e drogës. “Ai donte të mbillte lëndë narkotike në tokat tona, por unë e kam kundërshtuar gjithmonë. Nuk doja të kisha probleme me shtetin. Sikur asgjë të mos ndodhte, mua do të më hiqnin nga puna. Unë me atë punë mbaja fëmijët. U mblodhën shumë gjëra bashkë dhe unë nxora çiften që kisha me leje dhe e mbaja në makinë. Kam qëlluar një herë në ajër e më pas drejt”, ka dëshmuar Afrim Kallari.

Ndërsa nëna e tij i ka treguar policisë se dy djemtë e saj kishin disa kohë që ishin në konflikt për një pronë para banesës së tyre. “Ziheshin shpeshherë me njëri­tjetrin. Ne si prindër kemi ndërhyrë disa herë për t’i ndarë, por nuk mundëm të bënim dot gjë derisa ndodhi tragjedia”, – ka rrëfyer gruaja.Policia e Tiranës është duke e hetuar këtë ngjarje në dy pista.

Njëra prej tyre është ajo e çështjes së pronësisë, gjë të cilën e kanë pohuar edhe vetë në polici autori 43­vjeçar, Afrim Kallari, si dhe babai, nëna dhe të afërm të tjerë të tij. Ndërsa, pista e dytë ka të bëjë me kultivimin e hashashit, pasi vetëm pak orë pas krimit, uniformat blu zhvilluan kontroll në banesën e tyre. Gjatë këtij kontrolli, në afërsi të banesës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar rreth 100 kubikë me kanabis sativa, të cilat rezultuan të jenë kultivuar në tokën e familjes Kallari.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here