LIVE/ Rinumërohen 15 kutitë e para në Tiranë, PDIU i shtohen 13 votat e mohuara në 25 qershor

0
169

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po rinumëron sot 64 kuti votimi të Qarkut të Tiranës të kontestuara nga PDIU dhe Partia Socialiste. “Beteja” mes tyre votë për votë në secilën kuti po zhvillohet për shkak se PDIU pretendon të marrë mandatin e Shpëtim Idrizit, ndërsa Partia Socialiste të rruajë mandatin e 18-të që ka siguruar.

 

 

NUMËRIMI I KUTIVE MINUTE PAS MINUTE
Nga rezultatet që përcjell KQZ mësohet se deri tani janë numëruar 15 kuti, nga të cilat PDIU ka marrë 13 vota, që i ishin mohuan në 25 qershor. Ndërkohë nga rinumërimi i 15 kutive të para, PS-së deri tani i janë zbritur 3 vota.

Kutia Nr.1744 – Nuk ka ndryshim rezultati
PS 121
PDIU 18

Kutia me Nr. 1670 – PDIU i shtohet 1 votë
PS – 102 vota

PDIU – 1 votë (PDIU më herët në këtë qendër nuk kishte asnjë votë)

Kutia me Nr.1558/1 – PDIU i shtohet 1 votë
PS 148 vota
PDIU 1 votë  (PDIU më herët në këtë qendër nuk kishte asnjë votë)

Kutia Nr.2113 – Nuk ka ndryshim rezultati
PS 48
PDIU 1

Kutia Nr.1532 – Nuk ka ndryshim rezultati
PS 244
PDIU 38

Kutia Nr.1587 – PDIU i shtohen 2 vota
PS 114
PDIU 2 (PDIU më herët në këtë qendër nuk kishte asnjë votë)

Kutia Nr.15 38 – Nuk ka ndryshim rezultati
PS 229 vota
PDIU 7 vota

Kutia Nr.15 37 – PS i hiqen dy vota
PS  303  (Rezultati i parë ishte 305)
PDIU 13

Kutia Nr.1608 – Nuk ka ndryshim rezultati
PS 205
PDIU 11

Kutia Nr.1670 – PDIU i shtohet 1 votë
PS 102
PDIU 1 (PDIU më herët në këtë qendër nuk kishte asnjë votë)

Kutia Nr.1615/3 – PS i hiqet 1 votë
PS 299  (Kishte 300 vota)
PDIU 18 (Rezultati për PDIU në këtë qendër nuk ndryshon)

Kutia nr. 1665 – PS i hiqet 1 votë
PS 316 (Kishte 317 vota)
PDIU 7 (Rezultati për PDIU në këtë qendër nuk ndryshon)

Kutia nr. 1682/1- PS i shtohet një vote
PS- 210 (Kishte 209 vota)
PDIU-5 (Rezultati për PDIU në këtë qendër nuk ndryshon)

Kutia nr 1757- PS i hiqet një votë
PS 151 (Kishte 152 vota)
PDIU 21 (Rezultati për PDIU në këtë qendër nuk ndryshon)

Kutia e 15- (PDIU 8 vota shtesë)
PDIU mori 8 vota (8 vota i ishin numëruar PDS)

PRETENDIMET E PARTIVE
Ndërsa PDIU-ja kërkon një mandat për Shpëtim Idrizin dhe rinumërimin e 41 kutive, edhe PS-ja kërkon rinumërim të 23 kutive, pasi sipas tyre ka mospërputhje mes pamjeve filmike që disponojnë dhe shifrave në tabelat e rezultateve.

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-se e ka humbur mandatin për 38 vota, ndërkohë që PDIU pretendon se asaj i mungojnë të paktën 66 vota në disa kuti votimi në Qarkun e Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here