Lubonja: Në Shqipëri s’ka president mbi palët, cila është shpresa ime e vetme tek Meta

0
185

Analisti Fatos Lubonja ka folur sot në rubrikën “Opinion” në News24 për situatën pas zgjedhore, pak ditë para betimit të Presidentit të Ri dhe zgjedhjeve në PD.

 

 

I pyetur për Presidentin e ri, nëse ai do jetë mbi palët, Lubonja tha se kjo është e pamundur, pasi nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri. Por ai tha se e vetmja shpresë që ka është se Meta do të arrijë të frenojë disi kryeministrin Edi Rama që ka gjithçka në dorë.

“NË Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë president mbi palët, por nën palët. Presidentët duket se kanë bërë marrëveshje të jenë nën një palë ose tre palët, pa fuqi. Meta ka ambicie të tjera, ka edhe inate. Mbi palët e ka shumë të vështirë të jetë. Ndoshta një president që do të frenojë sado pak autoritarizmin e Ramës që ka më shumë fushë veprimi sepse s’ka ndonjë frikë. Në këtë aspekt ndoshta mund të luajë ndonjë rol pozitiv”, deklaroi Lubonja.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here