Në shkollën “Venustiano Carranza”, në qytetin Texcoco në pjesën qendrore të Meksikës ka ndodhur një rast i pazakontë.
Mësuesja e vizatimit e quajtur Marian Perez Valezquez, ka goditur me këpucë në kokë një nxënës pasi ky i fundit nuk kishte bërë detyrat e ditës paraardhëse.
Nxënësit e tmerruar nuk pipëtinin dhe shihnin të trembur skenën ku mësuesja e tyre sillej si të kishte luajtur mendsh.
Do sherr? Ë?,- mësohet se është shprehur ajo.
Ngjarja i ka rënë në vesh autoriteteve përkatëse dhe përveç faktit se është pushuar nga puna, do të marrë edhe masë ndëshkuese nga autoritetet përkatëse.