U shfaq nervoz para policisë, shqiptari kapet mat me 57 kg drogë në Itali

0
143

Një 26 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Brescia të Italisë pasi u kap me drogë.

 

 

Shqiptari, i cili rezultoi të ishte pa dokumente të rregullta dhe leje qëndrimi u kap me 57 kg drogë. Prej kohësh ai ishte nën monitorim nga policia, ndërsa qarkullonte shpesh në Novi Ligure.

Pas ndalimit për një kontroll rutinë, ai ka shfaqur shenja të qarta nervozizmi ndaj agjentëve të policisë.

Më pas, atij i janë gjetur 4 pako marijuane, të mbështjella me letër transparente, në automjetin e tij.

Nëse do të shitej në tregun me pakicë, atij do t’i siguronte 400 mijë euro përfitime. 26 vjeçari është dërguar në burgun e Alessandria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here