Dëftesat/ Reagon ashpër Boçi: “Ngatërron me dashje politikën me pazare”

0
172

Luciano Boci i është përgjigjur deklaratës së ministres së Arsimit Lindita Nikolla, e cila tha se nuk ka asnjë dëftesë me gabime dhe se nuk po mbahen peng 420 mijë nxënës të cilëve iu është thënë se do marrin dëftesat në shtator.

Lindita Nikolla tha se dëftesat po shpërndahen dhe tenderi është kryer sipas procedurave ligjore nga Ministria e Brendshme, por deputeti PD shprehet se Nikolla ngatërron me dashje politikën me pazare, pasi specifikimet teknike i bën Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise (MASR) dhe jo Ministria e Brendshme.

Statusi i Luciano Bocit:

LINDITA QË NUK SOLLI NJË DITË TË VETME

Ministrja e arsimit që fle mbi paaftësinë e vet lapidare ngatërron me dashje politikën me pazare, Ministrinë e Arsimit me Ministrinë e Brendshme.

Seriozisht po, ke marrë përsipër diçka:
Shkatërrimin e arsimit dhe të mësuesit.
Natën e gjatë që përjeton sot arsimi e keni sjellë ju znj. Ministre me varrosjen dinjitetit të mësuesit e pedagogut, me degradimin infrastrukturor e programor dhe me groposjen e Universiteteve publike.

Paaftësia profesionale falet për çdokënd, por paaftësinë njerëzore e paske akoma më të madhe dhe të pafalshme.
Megjithatë po të ndriçoj dhe njëherë, jo me 10 pika se e di që ke vështirësi. Po përdor vetëm një dorë:

1. Dëftesës së lirimit (klasa e 9-të) i mungonte lënda nr. 10. Si duket pazaret jua ngatërrojnë edhe llogaritë e lëndëve…
Apo….sa gishta kanë duart zonja Ministre?
Kjo ishte pyetja që na bënte mesuesja e klasës së parë kur mësonim numërimin…
Foton e dëftesës (si provë) po e postoj përsëri.

2. Pasi detyruat mësuesit të ktheheshin nga pushimet (në shkelje të kontratës së sapofirmosur kolektive) e t’i plotësonin me dorë, u detyruat t’i tërhiqni plot 35 mijë dëftesat e lirimit… prej deklaratës sonë.
A mbani Ju znj. Ministre përgjegjësi direkte për këtē SKANDAL???
Kush i paguan kostot e dëftesave të pavlefshme??!!!

3. Meqenëse doje një emër qoftë të vetëm si sfidë, po të jap një emër të njohur publikisht: rastin e vajzës së të mirënjohurës e respektuarës Mesila Doda. Të ka përkushtuar dhe një status për këtë (foto).
Çfarë do mërmërisësh pas kësaj?!

4. Pavarësisht se mësuese matematike, as llogaritë e nxënësve nuk dini t’i bëni. Rreth 420 mijë nxënës ndjekin mësimin nga klasa 1 deri klasë 11. E këtu nuk llogaritet numri i maturantëve e as atyre që duan të ikin jashtë e që po i sorrollasni me letra në duar, sa nga një zyrë në tjetrën e duke jua djegur afatet. Megjithatë asnjë maturant nuk ka marrë diplomë të Maturës Shtetërore. Asnjë nxënës i klavase 10 dhe 11 gjithashtu.
Ndërsa vetë mësuesit e të gjithë klasave të tjera nga klasa e parë e më tej, kanë deklaruar se dëftesat do jepen në gusht apo shtator.

5.Sa i takon tenderit, ju Znj. Nikolla duhet ta dini fare mirë se specifikimet teknike (mbi formatin, llojin, sasinë e dokumenteve) shkollore, i bën MASR dhe jo MB. Apo jua ka marrë mendjen pazari?!
MASR nuk ka arritur të kryejë detyrimet e veta në kohë, duke ja hedhur topin Xhafës.

Nuk e di nëse mund t’ju shpëtojë fakti që fajin ja kaloni Xhafës, që edhe pa këtë ka “hallet” e veta, por është e pafalshme që për t’i bërë figurë të mirë Kryeministrit, ju të mashtroni publikisht në këtë mënyrë arrogante!

Shihemi në prokurorinë tënde të përkohshme të mosvarme!

ps: po të shtoj dhe foton ku shihen mesazhet që mësuesit i dërgojnë Kryetares së Komisionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here