Studimi Meshkujt e dallojnë partneren e jetës në një moment të vetëm

0
165

terheqjeStudimi i ri nga Universiteti i Pensilvanisë konfirmon se meshkujt bien në dashuri tri herë më shpejt se femrat. Femrat janë më pragmatike kur bëhet fjalë për dashuri, ndërsa fjalën “të dua” u duhet më shumë kohë për ta thënë sesa u duhet meshkujve.

Meshkujt shpesh pas takimit të parë e vendosin nëse ajo është e vërteta, ndërsa femrat bien në dashuri për një kohë më të gjatë, madje u nevojiten disa muaj. Një e katërta e meshkujve që morën pjesë në këtë studim, thonë se ata besojnë në dashuri në shikim të parë dhe se mund të dallojnë partneren e jetës së tyre në një moment të vetëm.

Rezultatet e anketës treguan se femrat kanë tendencë të konsultohen me familjen dhe miqtë para se të bien në dashuri. Për të rënë në dashuri mund t’u marrë kohë më e gjatë, një muaj apo më shumë. Në saktësisht të njëjtat rezultate erdhi edhe studimi i kryer në Britaninë e Madhe, ku konstatohet se femrat bien në dashuri më rrallë sesa meshkujt. Në fakt, shumica e femrave që morën pjesë në studim u përgjigjen se ato mund të dashurohen vetëm një herë në jetën e tyre.

 

 

Një gjest romantik?! Ja si ta fitoni zemrën e një femre

Nëse një mashkull dëshiron të fitojë zemrën e një femre, nuk duhet të hezitojë në asnjë moment kur bëhet fjalë për dhurimin e luleve.

Sipas një studimi të fundit francez, konfirmohet se lulet luajnë një rol vendimtar në dashurinë e një femre. Në fazën e parë të këtij studimi, autorët kanë analizuar sjelljen e 46 femrave, të cilëve u është kërkuar të shikonin videon e një mashkulli e më pas të jepnin përshtypjet e tyre për të.

Gjysma e këtyre femrave ka parë videon në një ambient të rrethuar me lule, ndërsa pjesa tjetër e femrave ndodhej në një dhomë të boshatisur.

Në fund të këtij testi, të gjithë pjesëmarrëseve u është kërkuar të përcaktonin interesin e tyre në lidhje me mashkullin që kishin parë në video dhe… vjen surpriza.

81% e femrave që ndodheshin në dhomën me lule, e kanë identifikuar si tërheqës mashkullin në video, kundër gjysmës tjetër të grupit që ndodheshin në dhomën e boshatisur.

Një tjetër studim i kryer po për të njëjtin qëllim ka përfshirë 5 aktorë, të cilët kanë takuar 600 femra të reja beqare, mes moshës 18-25 vjeç.

Pas takimit ata kanë çuar secilën nga këto femra përpara një dyqani me këpucë dhe një dyqani me lule. Rezultati ishte: pjesa më e madhe e femrave ka ndalur përballë dyqanit ku shiteshin lule.

Kjo, për faktin sepse lulet janë të lidhura gjithnjë me dashurinë, kështu që mundësitë për të fituar zemrën e një femre nëpërmjet tyre janë tepër të mëdha.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency