Flet për herë të parë Ridvan Bode: Ku gaboi Lulzim Basha dhe ku po shkon PD

0
248

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Ridvan Bode ka folur për herë të parë për humbjen e thellë që pësoi në 25 qershor. Ai thotë se Basha u përpoq që të konsolidonte pozitën e tij në parti dhe jo të çonte partinë drejt fitores.
“Basha po punonte të konsolidonte pozitat e tij në PD. Shqetësim i tij ishte si të forconte pozitat e tij në parti dhe jo si të çonte PD në pushtet. Kjo nisi në që në vitin 2013 kur iu vu fshesa një pjese të mirë të strukturave në bazë. Kryetare degësh dhe njësish dhe komunash u cilësuan të gjithë fajtorë. Të gjitha këto e dobësuan PD-së. Ai donte të bëhej një kryetar i pakontestueshëm i PD, se sa të ngrinte një trupë kompatibile dhe ta çonte PD-në në një garë si të barabartë. Strukturat në bazë ishin apatike. Disa herë bëmë përpjekje, por gjërat liheshin në mes. Deputetët u shkëputën nga zonat e tyre dhe më pas nuk u futën fare” – tha Bode.
Ai tha kjo është humbja më e thellë që ka pësuar ndonjëherë PD pasi megjithëse në opozitë mori më pak vota se 4 vite më parë pavarësisht se Rama qeverisi shumë keq.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here