U gjet sot nga peshkatarët në Spille, publikohet fotoja e të mbyturit, ja si ishte veshur

0
225

Ka dalë  fotoja e trupit të pajetë që u gjet ditën e sotme pranë Spillesë. Ishin anëtarët e ekuipazhit të një anije peshkimi, ata që kanë parë fillimisht trupin e pajetë në ujë. Viktima e seksit mashkull, i veshur me pantallona jeshile, këmishë me kuadrata dhe një jelek shpëtimi,  është gjetur 7 milje larg nga vendi i quajtur Kepi i Selitës, plazhi i “Gjeneralit”.

 

Sipas burimeve të “BalkanWeb”, viktima duhet të ketë qenë prej ditësh i mbytur, pasi ishte i shpërfytyruar. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbulimin e shkaqeve të mbytjes së tij.

Trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, për të verifikuar nëse viktima ka shenja dhune. Kujtojmë se një ditë më parë, një tjetër trup i pajetë u gjet nga peshkatarët pranë ishullit të Sazanit.

i mbyturi

Viktima i paidentifikuar

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 13:50 në sipërfaqen e ujit në det në distancë 5-7 milje nga vendi i quajtur Kepi i Selitës, plazhi i “Gjeneralit”, është gjetur një kufomë ende e paidentifikuar.

Kufoma është pikasur nga ekuipazhi i një peshkarexhe “ku ka venë re që kufoma ka qenë mbi ujë”.

Po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për identifikim e kufomës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here