EMRI/ I ra trungu i pemës në kokë, humb jetën tragjikisht i riu shqiptar

0
180

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në spitalin e Genovas në Itali, pasi pësoi dje një aksident gjatë punës. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Kurt Nezha.

 

 

‘Ansa’ shkruan se shqiptari, i cili punonte si kopshtar, u godit dje nga një trung peme në kokë teksa punonte së bashku me një shqiptar në një kopsht në komunën Arenzano, pjesë e provincës së Genova-s.

Fill pas aksidentit ai po trajtohej në spitalin “San Martino”, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte goditjes. Sakaq, policia po heton çështjen si aksident gjatë punës, ndërsa në hetim janë përfshirë edhe autoritetet shëndetësore. Kjo pasi shqiptarit, prej një muaji i kishte mbaruar leja e qëndrimit në Itali dhe punonte në të zezë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here