Kryetarja e re e LSI-së, Monika Kryemadhi : Do ta çojmë për skrap qeverinë Rama

0
257

Monika Krymadhi është tashmë kryetarja e re e LSI. Ajo mori dakordësinë e Konventës Kombëtare të LSI. Petrit Vasili, tashmë ish kryetarë i kësaj partie i kërkojë konventës të miratoi propozimet e tij për emërimin e Kryemadhit si Kryetare e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim…

Monika Kryemadhi e sapo zgjedhur në krye të LSI-së u shpreh se 225 mijë votuesit e kësaj force politike janë forca opozitës së vërtetë, e cila do të çojë për skrap këtë qeveri të krimit.

Sipas Kryemadhit, “Edi Rama mund të blejë opozitën e deritanishme, apo dhe ndonjë ndërkombëtarë, por heshtjen e LSI nuk mund ta blejë kurrësesi dhe me paratë e gjithë rruzullit tokësorë”, tha ajo.

“Ne ndaluam Ramën të sillte mbetjet, për ta kthyer Shqipërinë në kosh plehrave për interesa të mafies, ishim kundër kapjes së drejtësisë, ishim kundër zgjedhjeve pa opozitën, që do deformonte demokracinë në vend. Ne patëm kundërshti parimore dhe fituam nderimin e shqiptarëve dhe urrejtjen e Rilindjes”, shtoi kryetarja e re e LSI. Kryemadhi garantoi se opozita e LSI do të jetë forca e qytetarëve dhe ju jap fjalën e nderit të një nëne që nuk ndalet asnjë sekondë për të luftuar për të larguar oligarkët dhe drogën, duke sakrifikuar dhe jetën time.

 

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1627869400559645/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here