“Panama Papers”, reagon Messi, nuk ka asgjë të vërtetë

0
139

Emri i tij doli në skandalin e fshehjes së të ardhura, i cilësuar si “tërmeti tatimor botëror” dhe tashmë që lajmi është përhapur me shpejtësi, Lionel Messi ka dalë me një deklaratë zyrtare.

“Nisur nga lajmi i publikuar në disa media, ku thuhet se Lionel Messi është i përfshirë në krijimin e një strukture për të fshehur të ardhurat për t’ju shmangur taksave, duam ta bëjmë të qartë se asnjë anëtar i familjes së Messit nuk është i përfshirë në këtë”, nis reagimi i asit argjentinas.

Më tej në sqarimin publik rrëzohen të gjitha akuzat.

“Messi as ka udhëhequr dhe as është përfshirë në akte evazive apo pastrimi parashë. Akuzat janë të rreme dhe nuk ka asgjë të vërtetë në to”, thuhet në deklaratë.

Sipas reagimit të sulmuesit të Barcelonës, kompania që referohet në lajmin e përhapur gjerësisht në media është një kompani joaktive, që nuk ka marrë asnjëherë fonde apo para në llogari të saj.

Në fund, deklarata nënkupton nisjen e procedurave ligjore për të paditur burimin e lajmit të ngritur kundër futbollistit.

“Për të gjitha këto, familja Messi ka udhëzuar përfaqësuesit e saj ligjorë që të analizojnë mundësinë e ndërmarrjes së hapave ligjore për mediat që shpërndanë këtë lajm”, mbyllet reagimi i “Pleshtit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here